Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Votat e serbëve në Kosovë, Elezi: KQZ ndoqi procedurat, patëm kontakte me Policinë dhe Prokurorinë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 12:30 | Kosova
Votat e serbëve në Kosovë, Elezi: KQZ ndoqi procedurat,

Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, qytetarët u njohën me idenë e konfigurimit të qeverisë së re dhe emrin e kryeministrit në më pak se 24 orë. Me një proces numërimi të shpejtë, thuajse të pazakontë sa i takon kohës fizike, KQZ dha paraditen e 7 tetorit idenë e saktë të listës finale të dalë nga vota e qytetarëve ku kryesonte Vetëvendosja e Albin Kurtit si forcë e parë politike. Rezultatit i mungonin votat me kusht, votat e ardhura nga Diaspora dhe ato nga Serbia.

Sot, kur data shënon 27 tetor, KQZ është në proces numërimi dhe ka hasur në ngërçe: pretendimet për helmimin e anëtarëve të KQZ-së nga votat e ardhura nga Serbia, si dhe refuzimi i një pjese të votave që vijnë nga mërgata për shkak të tejkalimit të afateve.

I në një lidhje direkte në A2, Zëdhënësi i KQZ-së së Kosovës, Valmir Elezi dha detaje mbi vazhdimin e procesit.

“Gjatë ditës së djeshme, KQZ ka filluar me procesin e vlerësimit dhe të verifikimit të zarfeve apo ëdrgesave të cilat kanë ardhur nga Serbia. Pas verifikimeve, ato janë përgatitur për t’u dërguar në qendrat e numërimit. Kanë qenë rreth 3 mijë zarfe, që do të thotë rreth 3 mijë fletëvotime, të cilat janë numëruar dhe procesi është përmbyllur brenda pak orëve. KQZ ka arritur të shpallë shumë shpejt rezultatet paraprake të zgjedhjeve sepse ne i numërojmë votat në vendvotim pasi përfundon votimi. Por votat e personave me aftësi të veçanta, votimi i të burgosurve, votimi me postë. KQZ ndjek procedura që janë të përcaktuara me ligj dhe në këtë drejtim shërbimi drejtues i KQZ ka bërë vlerësimin e pakove. Kemi pasur kontakte me Policinë dhe Prokurorinë  dhe janë masa të caktuara mbrojtëse për të realizuar këtë proces”, tha Elezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë