Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

BE “pro” shtyrjes së Brexit, s’ka datë për shkëputjen

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 14:24 | Bota
BE “pro” shtyrjes së Brexit, s’ka datë për

Bashkimi Europian pranon kërkesën e Londrës për zgjatje të afatit të Brexit. E megjithatë në takimin mes ambasadorëve të vendeve anëtare nuk u caktua një datë e saktë për shkëputjen, për t’i dhënë kohë Parlamentit të përçarë të Londrës të vendosë lidhur më kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme.

“Ajo që mund t’iu them është se 27 vendet anëtare ranë dakord në parim për zgjatje të afatit dhe do të vazhdojnë punën gjatë ditëve në vazhdim”, tha Mina Andreeva, zëdhënëse e KE.  

Në prag të diskutimeve në Bruksel, kryeministri Johnson u tha ligjvënësve se do t’u jepte më shumë

kohë për të debatuar ujdinë e Brexit, nëse do të mbështesnin mbajtjen e zgjedhjeve në 12 dhjetor.

“Kam frikë se miqtë tanë europinë do t’i përgjigjen kërkesës së ligjvënësve për shtyrje të Brexit. Kësisoj, e vetmja mënyrë për të bërë përpara është t’i japim kohë deputetëve ta studiojnë ujdinë e

mrekullueshme të arritur me Brukselin, por më parë ata duhet të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 12 dhjetor”, tha Johnson.

Por shanset që deputetët të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve duken të pasigurta, me laburistët që premtojnë të kthehen në një pengesë.

“Hiqeni mundësinë e divorcit pa ujdi nga tryeza dhe ne do t’i mbështesim zgjedhjet”, tha Jeremy Corbyn.

Nëse shumica e deputetëve do t’i mbështesin zgjedhjet e parakohshme, ata do të kenë kohë deri në 6 nëntor për të debatuar mbi ujdinë e negociuar nga Johnson.

A2 CNN Livestream

Dita jonë