Bën sikur ka ngordhur, dreri hakmerret ndaj gjahtarit dhe e vret

Ishte gjahtar me eksperiencë, dhe në dylbinë tij kishte shënjestruar një ekzemplar dreri që mendonte se do të ishte një trofe i përkryer.

Por paksa pakujdesia, zgjuarsia e drerit dhe ndoshta rebelimi i natyrës e përmbysën totalisht situatën e një 66-vjecari amerikan nga Arkansas.

Pasi kishte shtënë mbi kafshën, Thomas Alexander kishte shkuar pranë drerit për ta tërhequr në makinën e tij. Një gabim fatal, sipas kolegëve të tij. “Duhet të priste të paktën 30 minuta para se të shkonte ta merrte, për të qenë i sigurte se ka ngordhur”, thotë Keith Stephens, kreu i Shoqatës së Gjahtarëve të shtetit amerikan.   

Këshilla do t’ i kishte shpëtuar jetën Thomas. Sapo gjahtari i paduruar u afrua, kafsha që gjendej përtokë u ngrit në këmbë dhe iu vërsul duke e goditur disa herë. “ Në 20 vjet gjueti nuk kisha parë diçka të tillë”, pohon një koleg.

Gjahtari arriti të telefononte për të kërkuar ndihmë, por nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që nuk dihet fati i drerit të zgjuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2