Festivali i skulpturave ‘‘Robotë prej rërë” pushtojnë bregdetin danez’

Skulpturat gjigande prej rëre e kanë shndërruar në një muze arti bregdetin perëndimor danez. ‘Robotët’ ishte tema mbi të cilën u zhvillua festivali i këtij viti i skulpturave prej rërë në Sondervig.

40 artistë nga e gjithë bota, lanë të lirë imagjinatën për krijimin e robotëve prej rëre e gjithashtu një muri 200 metra të gjatë, me po të njëjtën temë. U deshën 10 ditë për ngritjen e murit 7 metra të lartë. 

“Është një prej aktiviteteve më të mëdha të skulpturave prej rëre në botë dhe mendoj së është vërtet unik. Është i vetmi ku artistët kanë liri të plotë, mbi atë që bëjnë, si e bëjnë apo si e tregojnë historinë”, shprehet artistja nga Finlanda, Tarja Matikainen.

Festivali që vazhdon prej disa muajsh ka joshur më shumë se 120 mijë vizitorë, kryesisht nga Gjermania dhe Norvegjia. Tema ndryshon çdo vit, dhe në 2020-n do të jetë Mesjeta.

Shkarkoni aplikacionin e A2