Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Halilit i “çajnë” telefonin: Shumë trajnerë donin të vinin te Tirana

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 17:22 | Futboll
Halilit i “çajnë” telefonin: Shumë trajnerë

Julian Ahmataj është nga sot trajneri i ri i skuadrës së Tiranës, pas largimit të Ardian Memës.

Presidenti i klubit bardheblu, Refik Halili deklaroi se Ahmataj është zgjedhja e duhur për skuadrën dhe shtoi se shumë trajnerë i kanë kërkuar që të punojnë te Tirana.

“Mendoj se është zgjedhja e duhur. Shumë trajnerë kanë kërkuar të vijnë të punojnë te Tirana, telefonin e kam të mbushur me mesazhe, por në fund zgjodhëm një person i cili e njeh klubin”, deklaroi Halili.

Sipas tij, objektiv për trajnerin e ri është “që ta ngrejë skuadrën në majat e renditjes”, pasi, sipas Halilit, Tirana ka një ekip cilësor.

Në fund, Presidenti i klubit falenderoi Ardian Memën për punën e bërë “dhe faktin që me tolerancë e pranoi këtë vendim për të ndryshuar drejtuesin e stolit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli