Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Instalacioni i veçantë kundër dhunës ndaj grave në Turqi

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 10:59 | Lifestyle

Një palë këpucë për çdo grua të vrarë nga partneri në vitin 2018 në Turqi. Artisti Vahit Tuna ka krijuar në muret e jashtme të një ndërtese në zemër të Stambollit një instalacion 260 m2 me 440 palë këpucë me taka të larta.

Ideja për të përdorur këpucën e vjetra vjen nga një traditë antike turke sipas të cilës kur dikush vdes, familjarëve vendosin një palë jashtë derës së banesës. Ndërsa tema për vrasjen e grave i erdhi pas shifrave alarmante që janë regjistruar në Turqi. Vetëm në muajin gusht, 49 gra u vranë nga bashkëshorti apo shoku i tyre dhe rastet janë në rritje.

Këpucët e zeza, me taka të larta, simbol i sfidës dhe i pavarësisë do të qëndrojnë të varura në mur për 6 muaj me qëllim që kalimtarit t’i kushtojnë pak sekonda kohë kësaj teme kaq të dhimbshme.

“Dhuna në familje”-shkruan artisti në rrjetet sociale “është një plagë e hapur e cila nuk mund të injorohet.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë