Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kandidati për presidenti i SHBA premton legalizimin e marijuanës

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 08:32 | Bota
Kandidati për presidenti i SHBA premton legalizimin e marijuanës

Kandidati për president në radhët e demokratëve, Bernie Sanders deklaroi se nëse zgjidhet në Krye të Shtëpisë së Bardhë, brenda 100 ditëve do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për legalizimin e marijuanës.

Senatori Sanders gjithashtu prezantoi dhe planin e tij për legalizimin e kësaj bime i cili pritet lirojë nga burgu shumë të dënuar për krime të lidhura me marijuanë dhe do të mbushë arkën e taksave për shkak të shitjeve që do bëhen në mënyrë ligjore.

Sanders është një nga 18 kandidatët që po kërkon nominimin mes demokratëve për të sfiduar presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020. Shumë prej këtyre kandidatëve mbështesin disa forma të legalizimit të marijuanës ose të paktën dekriminalizimin.

Një sondazh i Gallup i mbajtur në fillim të këtij muaji nxorri të dhëna se 2 në 3 amerikanë mbështesnin legalizimin e marijuanës. 11 shtete dhe distrikti i Kolumbias aktualisht e lejojnë përdorimin e marijuanës për qëllime rekreative, ndërsa 30 shtete të tjera e kanë legalizuar për qëllime mjekësore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë