Kanguri i pret rrugën pilotit

Në provat e lira të Çmimit të Madh të Australisë në MotoGP, një kangur ka hyrë në pistën e Phillip Island dhe i ka prerë rrugën pilotit Italian të Aprilias, Andrea Iannone.

Fatmirësisht, piloti nuk ishte me shpejtësi në atë pjesë piste dhe e ka shmangur me lehtësi.

Kjo është hera e dytë që Iannone përballet me një incident të tillë në pistën australiane. Në vitin 2015 goditi me kaskë një pulëbardhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2