Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kryeministri italian tregon klasin edhe në futboll

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 15:08 | Futboll

Futbolli italian ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit dhe kjo jo vetëm prej yjeve që kanë zgjedhur Serinë A, por edhe për shkak të drejtuesve më me emër që kanë treguar vlerat e tyre.

Më i fundit është Konte. Nuk bëhet fjalë për trajnerin e Interit, por për kryeministrin italian Giuseppe Conte.

Ky i fundit postoi një video ku shfaqet duke zhongluar topin porsi një futbollisti vërtetë. Të shumta ishin komentet për kryeministrin, ndër të cilat thuhej se Conte zhonglon si me të majtën ashtu dhe me të djathtën, duke ironizuar me situatën politike në Itali.

Nuk munguan as krahasimet me emra të mëdhenjtë futbollit, si Maradona, por edhe tifozë që e ftonin t’i bashkohej Romës, pas dëmtimeve të shumta që kanë përfshirë ekipin kryeqytetas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë