Lamtumira e shëmtuar e Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic i ka dhënë fund aventurës në Shtetet e Bashkuara pasi skuadra e tij u mund në fazën “playoff” dhe është jashtë garës për titull. Los Angeles Galaxy u mund 5-3 në derbin ndaj Los Angeles, me Ibran që shënoi por në fund goli vlen sa për statistika.

Nervozizmi për këtë eliminim ishte i qartë në fytyrën e suedezit që bën edhe një gjest të pahijshëm kundrejt provokimit të një tifozi kundërshtar.

52 gola në 56 ndeshje arriti të shënojë Ibrahimovic në futbollin amerikan ndërkohë që tashmë është një futbollist i lirë dhe nuk ka ndërmend të heq dorë. Sulmuesi 38-vjeçar kërkohet me ngulm në Itali nga Napoli dhe Bologna ndërsa nuk mbetet pas edhe një rikthim tek Inter.

Shkarkoni aplikacionin e A2