Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

NATO diskuton për Sirinë, Berlini: Të krijohet “Zonë e sigurt” nga ndërkombëtarët

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 11:47 | Bota
NATO diskuton për Sirinë, Berlini: Të krijohet “Zonë e

Ishte një takim i ndezur ai mes ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, i pari që prej nisjes së ofensivës ushtarake turke në Siri. “Patëm shumë mosmarrëveshje”, deklaroi në fund të samitit, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili megjithatë shtoi se diskutimi kishte qenë i hapur dhe i sinqertë. E vetmja siguri është se Aleanca Atlantike nuk do të humbasë një aleat strategjik si Ankaraja, duke e turpëruar me një aktakuzë.

“Ka dallime të mëdha mes anëtarëve të NATO-s kur flitet për situatën në verilindje të Sirisë. Për këtë arsye unë e mirëprita faktin se dy aleatë, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje një javë më parë. Që prej atëherë janë bërë hapa në drejtimin e duhur”, tha sekretari Stoltenberg.

Për Gjermaninë zgjidhja do të ishte në krijimin e një zone sigurie të kontrolluar nga ndërkombëtarët në veri të Sirisë, ashtu siç theksoi edhe një herë Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ne ndajmë të njëjtin opinion si kolegët tanë britanikë dhe francezë se marrëveshja e Soçit nuk ofron një zgjidhje afatgjatë. Ne kërkojmë një zgjidhje që përfshin komunitetin ndërkombëtar”, u shpreh ministrja gjermane.

Karrenbauer u tha aleatëve se një zonë e tillë do të kërkonte gjithashtu mbështetjen e Rusisë, tashmë fuqia dominuese në Siri. Kjo është hera e parë që Berlini propozon një mision ushtarak në Lindjen e Mesme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani