Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Një panair për Reformën në Drejtësi

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 09:16 | Aktualitet
Një panair për Reformën në Drejtësi

Zhvillohet sot në Tiranë panairi me titull “Shoqëria civile për drejtësinë”, një nismë e Fondacionit “Save the Children” dhe delegacionit të BE.

Panairi organizohet te zona e pedonales në orën 11:00 dhe në të do të marrin pjesë të gjitha organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e drejtësisë, të cilat do të ndajnë me të interesuarit gjetjet dhe rekomandimet e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Në panair do të jenë të ftuar edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe përfaqësues të institucioneve gjyqësore dhe shtetërore. Qytetarët do të kenë mundësinë që gjatë panairit të informohen edhe mbi shërbimet juridike mbi ndërmjetësimin, dhunën me bazë gjinore dhe të drejtat e fëmijëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë