Shkencëtarët i vënë një insekti emrin Greta Thunberg

Shkencëtarët e Muzeut Natyror Historik të Londrës kanë vendosur që të emërtojnë Greta Thunberg një insekt që është zbuluar para 50 vitesh, por që deri tani nuk kishte emër.

Ky insekt nuk ka sy, nuk ka flatra dhe është vetëm 1 mm i gjatë.

Ekspertët kanë vendosur t’i vënë një emër të tillë për të nderuar punën e Gretës si aktiviste për ndryshimet klimaterike.

Insekti është zbuluar në Nairobi të Kenias në vitin 1965.

Shkarkoni aplikacionin e A2