Të rejat nga Hollywood, rikthehet “Star Wars”, Tarantino risjell “Once upon a time”

Një start rekord për “Star Wars: The rise of skywalker!”. Sipas shërbimit të shitjes së biletave online, në vetëm 2 ditë nga premiera, filmi ka shënuar rekord për shitjen e tyre. Ky është episodi i 9 i “Star Wars” ndërsa trajleri është shoqëruar me fjalët “çdo gjeneratë e ka një legjendë”.  I vetmi film me fitime më të larta brenda 48 orëve ishte “Avengers: Endgame” këtë verë.

Nëse keni parë “Once upon a time in Hollywood” dhe doni më shumë, atëherë jeni me fat. “Columbia Pictures” është gati të rishfaqë premierë filmin më të fundit të Quentin Tarantinos, me skena të pashfaqura më parë: 4 skena të reja në rreth 10 minuta, duke e zgjatur filmin në 3 orë të plota. “Once upon a time” i zgjeruar shfaqet premierë këtë fundjavë në kinema.

Netflix ju ndihmon të shihni “The Irishman” përpara se të shfaqet në Netflix. Filmi për mafian italiane do të shfaqet në kinema duke nisur nga nëntori por nëse nuk prisni dot, Netflix e shfaq pak më herët. Filmi flet vetëm për biznesin me Martin Scorsese që risjell në ekran zhanrin e gangsterit të “Mean Streets” të vitit 1973. Nëntori është vetëm për kinemanë.

Shkarkoni aplikacionin e A2