Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Urdhri i Manastirliut: Të ulet numri i operacioneve, tejkalohen kostot e sterilizimit

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 16:39 | Sociale
Urdhri i Manastirliut: Të ulet numri i operacioneve, tejkalohen kostot e

Ministria e Shëndetësisë urdhëron spitalet të ulin numrin e operacioneve, pavarësisht nevojave të pacientëve.

Gjithçka lidhet me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore që përdoren gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, ku mësohet se për vitin 2018 ministria i ka paguar kompanisë private 17 milionë, nga 10 milionë që ishte parashikuar.  

Për këtë, në vitin 2019 të gjithë spitalet e vendit janë urdhëruar të ulin operacionet e planifikuara.

Gjatë konferencës kirurgjikale, mjekët jashtë kamerës thonë se janë orientuar për të reduktuar operacionet, por kryesisht mikrokirurgjinë, të cilat nuk janë urgjente dhe mund të kryhen edhe në rrethe.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, e pyetur për këtë çështje, mohoi urdhrin, por jo racionalizimin e ndërhyrjeve.

Setet e mjeteve të sterilizuara kushtojnë mesatarisht 150 euro secila dhe hapen njësoj si për ndërhyrjet e mëdha, ashtu edhe për mikrokirurgjitë që u nevojiten 2-3 pajisje.  

100 milionë euro është planifikuar koncesioni 10-vjeçar për sterilizimin e pajisjeve mjekësore, por KLSH ka vërejtur tejkalim të faturave që në vitet e para të zbatimit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë