Bizneset me llogari bankare, Tatimet shtyjnë deri në 28 tetor afatin për deklarimin e tyre

Data 28 tetor është afati i fundit që bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë të hapin llogari bankare dhe ta deklarojnë atë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. 

Administrata Tatimore ka shtyrë me dy ditë afatin, për shkak se data 26 tetor, e përcaktuar si afati i fundit, ka rezultuar ditë pushimi. 

Për subjektet që nuk kryejnë këtë procedurë deri ditën e hënë, parashikohen gjoba prej 50 mijë lekësh për personat fizikë dhe 100 mijë lekë për personat juridikë. 

Detyrimi për hapjen e llogarive bankare përfshin gjithashtu edhe të gjithë tatimpaguesit e rinj, të cilët duhet ta deklarojnë llogarinë deri në 20 ditë pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2