Koalicioni me Vetëvendosjen, Vjosa Osmani: Të jetë partneritet mes të barabartëve

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaron në një intervistë për Zërin e Amerikës se koalicioni me lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve dhe se asnjëra pale, sipas saj, nuk mund të sillet si fitues absolut dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesor.

“Po diskutojmë brenda LDK-së lidhur me prioritetet tona në qeverisjen e ardhshme. Është me rëndësi që Vetëvendosja ta kuptojë që ky do të jetë partneritet mes të barabartëve. Do të jetë partneritet në mirëbesim dhe asnjëra palë nuk mund të sillet sikur ka fituar 2/3 dhe ta trajtojë palën tjetër si aksesor. Nëse kemi një pajtim të tillë, atëherë besoj se nuk do të kemi pengesa të mëdha në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje”, deklaroi Osmani.

Shkarkoni aplikacionin e A2