Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kontrollet e Tatimeve, Ibrahimaj: Tani tek punonjësit dhe pagat

Nga A2 CNN
26 Tetor 2019, 11:39 | Ekonomi
Kontrollet e Tatimeve, Ibrahimaj: Tani tek punonjësit dhe pagat

Lufta kundër informalitetit do të fokusohet edhe tek pagat. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj zbulon se janë identifikuar 7200 kompani që nëndeklarojnë rrogat e punonjësve.

Në total, janë 13400 individë të identifikuar si të nënpaguar në bazë të profesioneve të tyre. Përpara se të nisin kontrollet, Tatimet kanë dërguar fillimisht letra sensibilizuese ndaj bizneseve dhe vetë individëve që preken në të ardhmen nga vlera më e ulët e pensionit.

“Ka inxhinierë dhe ekonomistë që ne supozojmë se paguhen më pak sesa deklarimet e tyre. Janë njoftuar me letra dhe do të kontrollojmë nga më të mëdhenjtë te më të vegjlit, në mënyrë që kjo dukuri shqetësuese të zhduket”, tha Ibrahimaj.

Sa i takon kontrolleve për deklarimin e punonjësve, drejtoresha e Tatimeve shpjegoi në A2 Business se si po zhvillohen inspektimet: “Do të verifikohen të gjithë subjektet të cilët janë pa të punësuar dhe me 1-10 persona të punësuar. Kjo nuk do të thotë që punësimet nuk do të kontrollohen edhe subjektet e tjera”.

Plani operacional kundër informalitetit njëkohësisht është shtrirë edhe në deklarimin e xhiros së kompanive për të ulur evazionin, ku do të ndihmojë nga prilli edhe procesi i fiskalizimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë