Liqeni artificial që prodhon 100 dallgë në orë

Një liqen artificial do të lejojë të pasionuarit pas këtij sporti që të mos humbasin kohë të vlefshme në det duke pritur dallgët, pasi do të prodhojë rreth 1000 të tilla në orë.

I quajtur pikërisht “Dallga”, liqeni artificial ka kushtuar 25 milionë paund, dhe hapet këtë fundjavë në Bristol të Anglisë. Për të përfunduar projektin u deshën nëntë vite dhe 26 milionë litra ujë.

Dallgët arrijnë deri në dy metra lartësi dhe u lejojnë sërfistëve të argëtohen dhe sfidojnë veten njëlloj si të ishin në det. Projekto do të zgjerohet duke përfshirë aty edhe restorante dhe shtëpiza për të kaluar natën, për ta bërë sa më të plotë përvojën në impiantin e ndërtuar në një park natyror në Avon.

Krijuesi i “Dallgës”, Nick Hounsfield, tha se po planifikonte të ndërtonte një tjetër impiant në Londër brenda vitit 2023. Liqeni i parë artificial për sërf në Britani është hapur në Uells në vitin 2015.

Shkarkoni aplikacionin e A2