Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Studimi për hipertensionin: Ilaçet, më të efektshme nëse pihen para gjumit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2019, 12:48 | Lifestyle
Studimi për hipertensionin: Ilaçet, më të efektshme

Përpiqeni të kontrolloni tensionin? Pirja e ilaçeve çdo ditë mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve apo goditjeve. Por, studiuesit sugjerojnë se marrja e medikamenteve para gjumit i dyfishon benefitet.

Kjo, sipas një studimi të publikuar në “European Heart Journal”. Mjekët shpesh u thonë pacientëve të masin tensionin në mëngjes. Por, ekspertët janë të mendimit se kjo nuk është praktika më e mirë.

Një ekip studiuesish mori në shqyrtim 19 mijë pacientë spanjollë përgjatë 6 viteve. Të gjithë ata merrnin ilaçe për tensionin. Gjysma e tyre i pinin në mëngjes e të tjerët para gjumit. Ata zbuluan se personat që i merrnin në mbrëmje ishin gati 50% më pak të presidispozuar për të vdekur nga problemet me zemrën. Rreziku për infarkt apo ishemi ishte më i reduktuar.

Më shumë studime nevojiten për të konfirmuar rezultatet, por ekspertët thonë se zbulimet janë premtuese.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli