Hamilton triumfon edhe në Meksikë, por festa e titullit shtyhet

Lewis Hamilton arriti i pari edhe në finishin e Çmimit të Madh të Meksikës, duke marrë fitoren e dhjetë këtë sezon në Formula 1.

Britaniku përfitoi nga strategjia e bokseve për të triumfuar ndaj Vettel, i cili u rendit i dyti, ndërsa pas tij mbërriti në finish Bottas.

Megjithatë, pikët e marra në këtë çmim nuk mjaftojnë për Hamilton që të siguronte matematikisht titullin e gjashtë që në këtë garë. Megjithatë, atij do t’i mjaftonte edhe një vend i nëntë në “Austin” për të rrëmbyer titullin kur kanë mbetur edhe 3 gara nga ky sezon.

Piloti tjetër i Ferrarit, Leclerc u rendit në vendin e katërt.

Shkarkoni aplikacionin e A2