“Magjia” e Aurorës polare shihet edhe në Skoci!

Fotografi Maciej Winiarczyk ka realizuar foto të mrekullueshme të Aurorës Polare, ku Dritat e Veriut janë parë për herë të parë këtë vit në Skoci.

Pamjet spektakolare janë shkrepur në Gjirin Sinclair në Caithness, si dhe në Loch Watten.

Aurora polare është një dukuri natyrore që karakterizohet nga dalja e dritës në agim dhe shoqërohet nga një tingull i lehtë ose kërcëllitje. Në të dyja rastet origjina është e njëjtë, era diellore hyn në fushën magnetike të tokës. Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe.

Shkarkoni aplikacionin e A2