Në prag të Panairit të Librit, ja titujt e rinj që pritet të dalin

Edhe pak kohë na ndan nga ngjarja më e madhe e vitit për librin. Panairi i përvitshëm i nëntorit po vjen dhe titujt e rinj, autorë të njohur e të panjohur, po bëhen gati të na serviren.

Dikush në stendat e kësaj ngjarje, të tjerë përmes përkthyesve që i japin zë veprës në shqip, edhe këtë vit, kjo ngjarje kulturore mezi pritet. Vetëm këtë javë, botuesja Irena Toçi na sugjeron dy vepra të reja, një prej të cilave nga autori i një bote të afërt, po aq sa edhe të largët për ne.

Taharben Zhullun, një autor që shkruan për krizat më të mëdha në botë për brengat më të mëdha sociale që përjetojmë me faktet e një akademiku, por me poetikën e një shkrimtari.

Tetralogjia e kohëve është një tjetër vepër që botuesja e ka gati për panairin e librit. Jorgos Filipou Pieridhi konsiderohet si shkrimtari më i madh i shekullit të fundit në Qipro dhe në shqip vjen i përkthyer nga Kristo Pulla, si një rrëfim, ku përleshjet shpirtërore ndërthuren bukur me ngjarjet e mëdha historike.

Ironik dhe me mjaft metafore, ky libër na vjen i ndarë në katër tregime, që mund të lexohen bashkë dhe më vete duke na pasuruar me kulturën e tjetrit. Edhe promovimet bëhen ndryshe këtë periudhë, edhe leximet në biblioteka, edhe takimet me lexuesin kur vepra nuk është me e sapodalë në treg. Kështu ka ndodhur me anëtarët e klubit të leximit, që zgjodhën këtë javë veprat e Primolevit.

Shkarkoni aplikacionin e A2