Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Survivor Games”, “Crossfit” shpall kampionët për të katërtin vit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2019, 20:29 | Sporte të tjera

“Survival games”, lojërat e të mbijetuarve shpallen për tretin vit me radhë sportistët më të përgatitur, më rezistentë, më të shkathët dhe mbi të gjitha më të fortët në kryeqytet.

Vajza e djem nga palestra të ndryshme në Tiranë, konkurruan për dy ditë në disiplinën e “Crossfit” me ushtrime gjimnastike, aerobie dhe force, atje ku kombinimi i numrit të veprimeve me kohën më të shpejtë, ishte formula e shpalljes triumfues.

Ekuilibri i të gjithë këtyre komponentëve është çelësi për të qenë më i miri, tregon organizatori i këtij eventi, Enton Vjero.

Ervis Tabaku

Me vetëm 1 pikë diferencë nga vendi i dytë, Jonida Hajredini u shpall kampionia e këtij edicioni.

Jonida Hajredini

Te meshkujt triumfoi ish-peshëngritësi dhe rekordmeni i përfaqësueses shqiptare, Ervis Tabaku, i cili garoi për herë të parë në garat e “Crossfit” që pas tërheqjes nga sporti profesionist. Prej vitesh pjesë e programeve të thuajse çdo palestre në vend, “Crossfit”, kjo disiplinë shumë e frekuentuar, synon shtrirje dhe aktivitete më të shumta, ndërsa rezultatet në fizik për ata që e praktikojnë, janë më shumë se konkrete.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani