Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trafiku i emigrantëve të paligjshëm, bandat shqiptare problem serioz në Britani

Nga A2 CNN
27 Tetor 2019, 11:37 | Kronikë
Trafiku i emigrantëve të paligjshëm, bandat shqiptare problem

Pas tragjedisë së fundit, vëmendja e mediave britanike është kthyer tek çështja e emigracionit ilegal. Për t’i shkuar më në thellësi këtij fenomeni, një gazetare e “Mail on Sunday”, zbuloi një trafikant shqiptar të qenieve njerëzore duke u infiltruar si emigrante.

“Është çështje fati”, shprehet Kastrijot Ahmati, nga Hasi i cili jeton në verilindje të Londrës, duke e konsideruar vdekjen e 39 emigrantëve aziatikë si diçka të zakonshme. Sipas asaj që raporton media e njohur, trafikanti pretendon se ka hyrë ilegalisht disa herë në Britani me anë të kamionëve apo kontejnerëve.

https://a2news.com/2019/10/24/zbulohet-kombesia-e-viktimave-ne-kamionin-qe-u-kap-ne-britani/

Shqiptari me pseudonimin “Kaçe” reklamoi shërbimet e tij në një faqe në Facebook të quajtur “Shqiptarët në Londër”, që numëron mbi 16 mijë ndjekës. Ai i kërkoi gazetares së “Mail on Sunday” 17 mijë paund për dokumente false në mënyrë që ajo të udhëtonte me avion nga kryeqyteti shqiptar për në Britani. Por ai i ofron edhe një mënyrë tjetër, pak më të lirë: për 14 mijë paund me anë të një kamioni që do nisej nga Belgjika. E ndërsa gazetarja britanike i përsërit frikën e saj se gjatë këtij udhëtimi mund të vdesë, trafikant shqiptar tallet me këtë fakt duke qeshur. 

Media britanike raporton se trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore janë një problem serioz për autoritetet. Agjencia Kombëtare Kundër Krimit, thotë se bandat shqiptare kanë sofistikuar aktivitetin e tyre për futjen e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuara. Nga viti 2016 deri në 2018, fenomeni i trafikimit shënoi një rritje me 80%. Besohet se brenda këtyre dy viteve, bandat shqiptare trafikuan rreth 7 mijë emigrantë nga 130 shtete të ndryshme. 1600 prej tyre ishin nga Shqipëria.

A2 CNN Livestream

Dita jonë