Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

BE bie dakord për shtyrjen e Brexit deri më 31 janar

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 11:04 | Bota
BE bie dakord për shtyrjen e Brexit deri më 31 janar

Bashkimi Europian ka rënë dakord që Brexit të shtyhet deri më 31 janar 2020, të paktën kështu thotë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në një postim në Tëitter.

Tusk tha se unioni do të lejojë të zbatohet e ashtuquajtura “flextension" – shtyrje fleksibël, që do të thotë se Mbretëria e Bashkuar mund të largohet edhe për para këtij afati nga BE, nëse marrëveshja miratohet në Parlament.

https://twitter.com/eucopresident/status/1188748108764721152

Vendimi vjen ndërkohë që deputetët britanikë përgatiten të votojnë mbi propozimin e Kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor. Mbretëria e Bashkuar duhet të largohej të enjten nga Bashkimi Europian, por Johnson u detyrua nga Parlamenti të kërkonte zyrtarisht shtyrjen pasi marrëveshja e dakordësuar prej tij nuk u pranua.

A2 CNN Livestream

Dita jonë