“Dita e të vdekurve” vjen më herët këtë vit

“Dita e të vdekurve” zyrtarisht kremtohet javën e ardhshme, por kjo  nuk pengoi mijëra meksikanë të stoliseshin para kohe dhe të parakalonin në qytete të ndryshme. “Dia de los Muertos” duket si një festë e ngjashme me Halloween në Shtetet e Bashkuara, por në jug të kufirit, meksikanët e shohin me shumë më seriozitet festën, pasi respektojnë personat e familjes që nuk jetojnë më.

Zyrtarisht festa zgjat për tri ditë, nga 31 tetori deri në 2 nëntor, ku njerëzit ofrojnë dhurata për të vdekurit. Edhe pse sot Meksika është një vend i krishterë dhe kjo festë është përfshirë në traditat fetare, origjina e saj mendohet të jetë nga një festival aztek, ku adhurohej Perëndesha Mictecacihuati.

Në Meksiko Siti dhe qytete të tjera, mijëra vetë parakaluan me kostumet e frikshme, duke bërë një ndryshim nga programi i përvitshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2