Donte të grushtonte topin, portieri i Hannover i jep “goditje poshtë brezit” kundërshtarit – A2

Donte të grushtonte topin, portieri i Hannover i jep “goditje poshtë brezit” kundërshtarit

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e kategorisë së dytë gjermane ku portieri i Hannover Ron-Robert Zieler u ndëshkua me karton të kuq në minutën e pestë shtesë pasi goditi me grusht kundërshtarin në pjesët intime.

Në përfundim të një takimi plot emocione dhe gola kundër Karlsruher, të mbyllur në barazim 3-3, Zieler, në përpjekje për të grushtuar topin, goditi kundërshtarin Daniel Gordon – i cili i kishte shënuar dy gola gjatë ndehsjes – duke e lënë të shtrirë në tokë me dhimbje.

Gjyqtari i takimit nuk u mendua gjatë dhe i tregoi kartonin e kuq portierit që dikur ka qenë edhe pjesë Manchester United dhe kombëtares gjermane. Por drejtori sportiv i klubit, Jan Schlaudraff, tha se ndërhyrja ishte e gabuar, por meritonte karton të verdhë, jo të kuq.

Shkarkoni aplikacionin e A2