Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“E nevojshme një lëvizje e re politike”, Ralf Gjoni zbulon në “Dita jonë” planet e opozitës parlamentare

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 09:39 | Politikë
“E nevojshme një lëvizje e re politike”, Ralf Gjoni zbulon

Deputeti Ralf Gjoni, i ftuar në studion e “Dita jonë” në A2, deklaroi se disa prej deputetëve të opozitës parlamentare janë të vendosur që të jenë aktorë në skenën politike shqiptare, pasi, sipas tij, “njerëzit e shohin të nevojshme një lëvizje të re politike, që të kërkojë një ndryshim rrënjësor se si bëhet politikë në vendin tonë”.

“Shoqëria shqiptare ka nevojë për një lëvizje të re politike të përbërë nga njerëz të pastër, me një minimum integriteti për të arritur një lloj ndryshimi për mënyrën se si përfaqësohet zgjedhësi në Parlament. Kjo lëvizje nuk do të burojë detyrimisht nga Parlamenti, por mund të burojë edhe nga shoqëria civile apo bashkimi i forcave të disa elementëve të shoqërisë shqiptare. Pjesë mund të jenë edhe ish-deputetë. Unë shoh gjithnjë e më shumë konsensus në të gjitha shtresat e shoqërisë për krijimin e një lëvizjeje të re politike. Ka zëra brenda dhe jashtë mazhorancës që na kanë shtyrë për të krijuar një parti politike, por nuk është ky qëllimi ynë. Ne kemi përqafuar një kauzë: ndryshimin e sistemit”, tha Gjoni.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Gjoni theksoi se po bëhet “një vrimë në ujë”.

“Më në fund kanë lëvizur nja dy gurë nga komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore, por në thelb po bëhet një vrimë në ujë, pasi po merren me disa ndryshime “kozmetike” shumë më të vogla, të cilat nuk ndryshojnë aspak mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Është zhgënjyes fakti që mazhoranca nuk po tregon vullnet për të ndryshuar sistemin. Sistemi është “thembra e Akilit”, të gjitha krizat politike kanë në thelb të drejtën e votës, vjedhjen e votës dhe sot ata që janë përfshirë në vjedhjen e votës trumbetojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha Gjoni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani