I shkruan çdo ditë një sms babait të vdekur, vajza merr përgjigjen e papritur pas 4 vitesh

Për 4 vite, pasi personi që ajo quante babanë e saj ndërroi jetë, një 23- vjeçare i shkruante një sms në numrin e tij të vjetër.  Pothuajse çdo ditë, Chastity Patterson i dërgonte përditësime për jetën e saj, nga diplomimi në universitet, deri tek beteja e saj e fituar me kancerin.

Nuk priste përgjigje, vajza nga Arkansas, ishte thjeshtë një mënyrë për të respektuar personin që e kishte rritur si bijën e saj, edhe pse jo babai biologjik.

Përgjigja e personit misterioz ndaj vajzës

Por ditën e përvjetorit të katërt, Chastity mori një përgjigje aq shokuese sa kuptimplotë.

Në numrin që besonte i përkiste të vdekurit, një person me emër Brad i shkruante se kishte 4 vite që ajo i dërgonte mesazhet numrit të tij, dhe po aq kohë që ai lexonte ato mesazhet,  dhe kjo i kishte dhënë një forcë të madhe për t’u përballuar me vdekjen e vajzës së tij në një aksident rrugor.

Chastity Patterson

“Kam dashur gjithmonë të ktheja përgjigje gjatë këtyre viteve, por nuk doja të të thyeja zemrën. Kam ndjekur gjatë gjithë kësaj kohe përparimet e tua, dhe do të doja që edhe vajza ime të kishte pasur mundësinë të bëhej si ty ”, rrëfeu personi, që shtoi se edhe ai priste çdo natë mesazhet e saj, që e kishin mbajtur gjallë gjatë asaj periudhe aq të vështirë.

Vajza ka shpërndarë ngjarjen e pazakontë në faqen e saj në Facebook, duke marrë dhjetëra mijëra komente inkurajuese.  

Shkarkoni aplikacionin e A2