Ndikimi rus në Ballkan, Serbia ujdi ekonomike dhe stërvitje ushtarake me Rusinë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, nënshkroi një marrëveshje tregtare në Unionin Ekonomik Euroaziatik, që do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet ekonomike me 5 shtete të ish Bashkimit Sovjetik si Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani.

Unioni Ekonomik Euroaziatik është një forum që drejtohet nga Moska zyrtare, me qëllim mbajtjen nën kontroll dhe përhapjen e ndikimit të saj në këto vende. Pavarësisht anashkalimit të Brukselit, që i konsideron këto ujdi të papërputhshme me rregullat e tij, Beogradi vijon të hapë kapituj të tjerë në rrugën e integrimit pranë Bllokut Europian.

Në gusht të këtij viti, Komisioni Europian paralajmëroi Serbinë se do të detyrohet të heqë dorë nga të gjitha marrëveshjet tregtare bilaterale përpara anëtarësimit në BE.

Beogradi forcon aksin me Rusinë jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në atë ushtarake. Dy vendet zhvilluan stërvitje të përbashkët javën e kaluar në Serbi, me Rusinë që dërgoi pajisje të rënda ushtarake, përfshirë një sistem antiraketor S-400. Gjithashtu janë dakordësuar në përforcimin e bashkëpunimin në fushën e shërbimeve sekrete. 

Shkarkoni aplikacionin e A2