Një ukrainase këndon në shqip në “The Voice of Greece”

Një konkurrente ukrainase ka interpretuar një këngë në gjuhën shqipe gjatë konkurrimit të saj të djeshëm në “The Voice of Greece”.

Angelina Statyeva këndoi këngën arbëreshe “Lule, lule” dhe i tha jurisë se është një këngë speciale për të.

“Është një këngë nga Ballkani, në gjuhën shqipe. Një këngë e veçantë për mua”, tha Angelina.

Shkarkoni aplikacionin e A2