Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Profesori, ish-oficeri i Saddam Husein, shpallet lideri i ri i ISIS

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 10:06 | Bota

Vetëm pak orë kanë kaluar nga vdekja e Abu Bakr al-Baghdadi, por duket se militantët e Shtetit Islamik kanë zgjedhur që tani një lider të ri. Ai është Abdullah Qardash, ish-oficer në ushtrinë e diktatorit irakian Saddam Hussein, raporton “Newsweek”.

Edhe pse nuk dihet shumë për Qardash, besohet se edhe para vdekjes së Al-Baghdadi-t ai kishte marrë disa detyra. “Qardash kishte kohë që merrej me operacionet. Baghdadi ishte figura kryesore. Nuk përfshihej në “punët e përditshme”, vetëm jepte vendimin final”, tha një zyrtar amerikan për “Newsweek”.

Qardash njihet gjithashtu edhe me nofkën “Profesori”, mendohet se është emëruar në gusht si pasuesi i Baghdadi-t, pasi ky i fundit u plagos në një sulm ajror, por gjithashtu vuante nga diabeti dhe tensioni i lartë.

Qardash mësohet se është miqësuar me Baghdadi-n kur të dy ishin në burgun e Basras nga forcat amerikane në vitin 2003, pasi kishin lidhje me Al-Qaeda-n. Ishte pikërisht në këtë burg ku Baghdadi u bë demagog xhihadist dhe arriti të bindte qindra të burgosur për vizionin e tij të të ashtuquajturit Kalifat.

Sipas “The Times”, Qardash ka qenë ligjvënësi kryesor i Shtetit Islamik para se të promovohej në zëvendës liderin e organizatës. Ai njihet si i pamëshirshëm mes atyre pak fanatikëve që kanë mbetur, por ngritja e tij në krye mund të përçajë organizatën terroriste, pasi nuk gëzon mbështetjen e të gjithëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani