Provokuan lojtarin, përjashtohen përjetë nga stadiumet dy modelet

Në një ndeshje bejzbolli në Amerikë mes Houston Astros dhe Washington Nationals, dy modele u bënë protagoniste absolute duke rrëmbyer vëmendjen e kamerave dhe të publikut që kishin ngjitur pasi ngritën bluzat e tyre për të shpërqendruar lojtarin e ekipit rival.

Julia Rose dhe Lauren Summer, menjëherë pas kësaj ngjarje morën një letër nga Major League Baseball ku iu bëhej e qartë se ishin të përjashtuara përjetë nga stadiumet e bejzbollit për shkak të veprimit të tyre.

Momenti i kapur nga kamerat është pikërisht kur në setin e pestë kur Gerrit Cole do të lëshonte një top në drejtimi të ruajtësit të bazës së parë të Nationals, Ryan Zimmerman.

Nuk është e qartë ende nëse Cole u shpërqendrua nga veprimi i dy bukurosheve.

Shkarkoni aplikacionin e A2