Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rruga Shijak-Durrës, e braktisur edhe pas ceremonisë për rindërtim

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 13:38 | Aktualitet
Rruga Shijak-Durrës, e braktisur edhe pas ceremonisë për

7 km rrugë që lidhin Shijakun me qytetin e Durrësit janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët, bizneset dhe këdo që është i detyruar të përshkojë këtë segment, që vetëm rrugë nuk mund të quhet më.

Disa muaj më parë, banorët u mbushën me shpresë se më në fund autoritetet kishin vendosur të vinin dorë mbi këtë aks, por me sa duket premtimet e bëra tani duken si vegime, të cilat dyshojnë nëse i kanë dëgjuar me të vërtetë apo i kanë ëndërruar.

E ndërkohë që autoritetet premtojnë dhe pas ceremonive të rastit braktisin çdo gjë, janë banorët dhe përdoruesit e përditshëm të kësaj rruge që vazhdojnë të vuajnë edhe pse paguajnë çdo taksë që shteti ka vënë ndaj tyre.   

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli