Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shifrat e turizmit, Vathi: Jo reale

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 15:49 | Ekonomi
Shifrat e turizmit, Vathi: Jo reale

Të dhënat e Institutit të Statistikave konfirmojnë entuziazmin e qeverisë për sezonin turistik që sapo është mbyllur.

Sipas INSTAT, mbi 5.2 milionë të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 9 mujorin e këtij viti dhe kanë deklaruar destinacionin për pushime apo vizitë tek të afërmit, një shifër në rritje 7.8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Por për operatorët e tregut, statistikat janë problematike, pasi përfshirja e emigrantëve në përllogaritje nuk tregon realisht numrin e saktë të turistëve që vizitojnë vendin.

“Të ndahen shifrat dhe të shihet se sa realisht janë turist. Vizitorët një ditor nuk i llogarit asnjë vend si turist. Ata duhet të largohen nga kjo shifër. Po ashtu, duhet të largohen janë lëvizjet tranzit”, shprehet Besnik Vathi, operator turistik.

Ajo që ishte karakteristikë këtë sezon, ishte rënia e ndjeshme me rreth 14.4% e numrit të polakëve që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar. Sipas ekspertit për turizmin Besnik Vathi, largimi i tyre lidhet me përmirësimin e ofertës, çka ka sjellë edhe “zëvendësimin” e tyre me turistë të tjerë që shpenzojnë.

“Oferta ndryshon, përmirësohet dhe i afrohet më shumë atyre tregjeve që paguajnë më shumë. Nëse tregu shqiptar i ofron me çmime më të larta tregun skandinav, natyrshëm që polakët, kur shohin rritjen e çmimit, zbresin”, shprehet Vathi. Të dhënat e detajuara tregojnë edhe origjinën e turistëve të huaj që këtë vit kanë zgjedhur vendin tonë. Zvicra ka pasur rritjen më të madhe të turistëve me 18.1%, ndërsa mbetemi të preferuar për shqiptarët e Kosovës si dhe Maqedoninë e Veriut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë