Tiger Woods rekord, një fitore larg historisë

Tiger Woods është gjithmonë e më shumë në librat e historisë së golfit. 43-vjeçari triumfoi në turneun “Zozo” në Japoni dhe me këtë sukses ka barazuar rekordin historik të Sem Snid, sportistit me më tepër tituj të të gjitha kohërave në golf.

Woods ka arritur në 85 fitore, rekord që ishte i pathyeshëm prej vitit 1965. Jo vetëm kaq pasi sportisti amerikan është ngjitur nga vendi i 10 në të gjashtin sa i përket renditjes aktuale botërore. Një titull më shumë, e kthen Tiger Woods në lojtarin e golfit më të suksesshëm në historinë e këtij sporti.

Shkarkoni aplikacionin e A2