Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trageti që lidh Francën me Britaninë shpëton gomonen me klandestinë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 21:24 | Bota

Stafi i një trageti që bën linjën e kanalit mes Francës dhe Britanisë iu erdhi në ndihmë 14 emigrantëve të paligjshëm që ndodheshin në një gomone që po mbytej.

Të mbështjellë me jelekët e shpëtimit, emigrantët në vështirësi filluan të thërrisnin për ndihmë, sapo panë tragetin e pasagjerëve iu shumë larg brigjeve të Doverit.

Pasagjerët në traget ndoqën me ankth të gjithë operacionin e shpëtimit pasi gomonia ishte mbushur tërësisht me ujë dhe emigrantët rrezikonin shumë dhe nga temperaturat e ulëta.

Kanali mes Francës dhe Britanisë është një nga vendet që përdoret më shpesh nga emigrantët për të kaluar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas raporteve, mbi 1000 emigrantë të paligjshëm mendohet të kenë hyrë në Britani gjatë këtij viti me mjete të ndryshme lundrimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë