Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksidentet me “Boeing 737 Max”, kompania: Kemi bërë gabime

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 08:37 | Bota
Aksidentet me “Boeing 737 Max”, kompania: Kemi bërë gabime

Shefi ekzekutiv i kompanisë së avionëve Boeing, Dennis Muilenburg, u shpreh para Kongresit Amerikan se kompania e njeh fajin për gabimet e bëra që rezultuan me vdekjen e 346 personave në dy aksidente me modelin 737 Max.

“Reuters” raporton se Muilengurg është shprehur se kompania ka marrë mësimin dhe po mëson ende nga gabimet e bëra, por ai thekson se janë bërë përmirësime të dukshme në modelet e reja që jep sigurinë se aksidente të tilla nuk pritet të ndodhin më në të ardhmen.

Vetëm 4 ditë më parë doli edhe raporti zyrtar për rrëzimin e “Boeing 737 Max” të kompanisë ajrore, “Lion Air”, në tetor të vitit të kaluar në Indonezi ku humbën jetën 189 persona. Hetuesit indonezianë gjetën se fajtorë kanë qenë “Boeing”, “Lion Air” dhe pilotët e aeroplanit. Në raport është thënë se kanë munguar 31 faqe rreth mirëmbajtjes së aeroplanit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani