Detyrimet e prapambetura, FMN dhe BB apel qeverisë për shlyerjen e tyre

FMN dhe Banka Botërore apelojnë qeverinë që të shlyejë sa më parë detyrimet e prapambetura, që janë shndërruar në një shqetësim jo të vogël për financat publike.

Gjatë prezantimit të strategjisë së rishikuar të Menaxhimit të Financave Publike 2019-2020, përfaqësuesit e dy institucioneve financiare ndërkombëtare e kanë cilësuar krijimin e borxheve një gangrenë, që nuk po gjen zgjidhje që prej vitit 2014.  

Ministrja e Financave, Anila Denaj e ka pranuar problemin me detyrimet e prapambetura dhe ka premtuar shlyerje të tyre, pavarësisht mosrealizimit të të ardhurave, çka i pakëson mundësitë financiare të qeverisë për të zeruar borxhet që ka krijuar: “Kemi projektuar në buxhet 19 miliardë lekë pagesë detyrimesh”.

Qeveria ka krijuar borxhe ndaj biznesit me mosrimbursin e TVSH-së, ndërsa detyrime me mospagesë kontratash kanë edhe bashkitë. Këtyre detyrimeve iu shtohen edhe vendimet e gjykatave për largimet e padrejta nga puna, si dhe vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, në total ky borxh arrin në mbi 60,3 miliardë lekë.


Shkarkoni aplikacionin e A2