Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Do organizonin sulm në festën kombëtare të Turqisë, arrestohen 43 terroristë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 18:40 | Bota
Do organizonin sulm në festën kombëtare të Turqisë,

Autoritetet turke raportojnë se kanë shkatërruar një rrjet celulë të Shtetit Islamik i cili ishte duke planifikuar një sulm terrorist gjatë festimeve për ditën kombëtare të Turqisë që përkonte me këtë të martë. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 43 të dyshuar si pjesë e celulës terroriste.

Sipas policisë dhe mediave shtetërore, operacioni u shtri në tre vende të ndryshme në Stamboll dhe qytetin e Bursës. Terroristët kishin vendosur kontakte me njerëz që do t’i siguronin atyre mjetet logjistike të nevojshme për sulmin terrorist. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë shtetas sirianë dhe autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre.

Turqit festojnë më 29 tetor 95 vjetorin e themelimit të Republikës sekulariste të Turqisë, e cila u ngrit nga hiri i Perandorisë Otomane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë