Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kikia: Rekomandimet e OSBE/ODIHR, operacione plastike që nuk zgjidhin gjë në thelb

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 10:35 | Politikë
Kikia: Rekomandimet e OSBE/ODIHR, operacione plastike që nuk zgjidhin

Reforma në drejtësi dhe hapat e para për mundësimin e reformës zgjedhore ishin temat e diskutuara në studiot e A2 nga analisti Mentor Kikia.

Sipas tij, edhe pse “Drejtësia e Re pritet të jetë ai mekanizëm që do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të drejtë, si ndaj qytetareve të thjeshtë e deri tek zyrtarët e lartë”, sinjalet e para nuk janë tejet inkurajuese.  

“Dënimi i ministrit Tahiri ishte diçka qesharake, në qoftë se një ministër kryen një vepër penale kaq të lehtë sa që dënimi është shërbimi i provës, ose pastrimi i gjetheve në park, do të ishte më dinjitoze nga Gjykata të shpallej krejtësisht i pafajshëm. Në rast, provash, një sinjal i fortë do të ishte burgimi i tij, por jo sepse dikush duhej të dënohej, por sepse kishte prova”, thotë analisti.  

Sipas tij, rastet e fundit si ai që përfshin kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, tregojnë se një reformë zgjedhore efektive është e domosdoshme, duke filluar nga mekanizmat e filtrimit të kandidatëve brenda partisë.  

“Ka mendime se problemi nuk qëndron te sistemi por te implementimi. Por edhe futja e elementëve kriminale në Parlament nuk është rastësi, nga momenti që Parlamenti është shndërruar në dhomë tregtie, në ndërmarrje në shërbim të kryetarëve. Dje Parlamenti kishte një seancë ku duhej folur për hallet e qytetarëve, dhe në 4 orë nuk u fol për asgjë konkrete sepse ata deputete nuk dinin zonën e tyre elektorale”, thotë ai, duke shtuar se “nga 2008 shqiptarët nuk zgjedhin, thjesht votojnë”.

Por për Kikinë, propozimet aktuale, “përfshirë ato të OSBE/ODIHR, janë operacione plastike që nuk zgjidhin asgjë në thelb. Reforma nuk duhet bërë se kështu thotë OSBE, ne duhet të shikojmë çfarë probleme kemi, këto të reflektohen dhe të gjejmë zgjidhje”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë