Kopshti Botanik, Gjykata rrëzon pretendimet e Bashkisë së Tiranës

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar pretendimin e bashkisë së Tiranës për të marrë në pronësi kopshtin botanik.

Trupi gjykues i ka dhënë të drejtë rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, duke e njohur këtë pronë edhe në funksion të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

 Për kreun e universitetit kërkesa e Bashkisë përbën një shkelje të hapur të autonomisë dhe Ligjit të Arsimit të Lartë. Përplasjet për pronësinë e kopshtit botanik kanë përfshirë më herët edhe opozitën, sipas të cilës, kryebashkiaku Veliaj dhe kryeministri Rama kanë planifikuar ndërtime aty.

Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit. Arbian Mazniku tha në 14 Tetor në emisionin Dita Jonë në A2CNN, se interesi i bashkisë është të rivitalizojë këtë hapësirë dhe në periudhën kur nuk i duhet universitetit, të jetë i hapur për qytetarët e Tiranës.

Sipas tij Bashkia e kryeqytetit është e gatshme për një marrëveshje me universitetin,  që t’i ruhen të gjitha të drejtat që gëzon aktualisht.

  • LAJMI I FUNDIT | Një vend dy anëtare në Kushtetuese, Meta: S’ka afat për Presidentin
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Meta: Kemi dy vite pa Kushtetutë
  • LAJMI I FUNDIT | Një vend dy anëtare në Kushtetuese, Meta: S’ka afat për Presidentin