Ndalohet nga policia pa pirë një gotë të vetme, por alkoolin e prodhonte vetë në bark

Pjesës më të madhe të shoferëve i ka qëlluar të paktën njëherë në jetë të justifikohen  në një postbllok të policisë për alkoolin e tepërt të konsumuar.

Një dasmë, një ndeshje të ekipit të preferuar, janë të gjitha justifikime që forcat e rendit i kanë dëgjuar me mijëra herë. Por që një person të mohonte çdo konsumim alkooli kur matjet i jepnin një nivel të lartë alkooli, më shumë se dyfishi i normës, kjo duhet t’ i jetë dukur qesharake.

Por shoferi 43-vjeçar i atij rasti nuk kishte asnjë faj. Niveli i alkoolit në organizmin  e tij ishte real, por ai vërtet nuk kishte pirë asnjë gotë atë ditë.

Personi ishte thjesht i sëmurë nga e ashtuquajtura sindroma e fermentimit intestinal, që mundëson prodhimin e sasive të mëdha alkooli në sistemin tretës, falë pranisë së disa kërpudhave, ndër të cilave majasë së birrës.  

Saccharomyces cerevisiae, emri shkencor i majasë së birrës

Personi në fjalë kishte zhvilluar këtë patologji pas përdorimit të disa antibiotikëve në 2011. Që Atëherë shenja të ndryshme ishin shfaqur probleme me memorien, agresivitet deri në depresion. Analiza të mëtejshme zbuluan shkakun e vërtetë, pikërisht krijesat e vogla që konsumonin karbohidrate për të prodhuar energji, në vend të oksigjenit.

Tani shkencëtarët thonë se diagnoza të tilla mund të merren parasysh “në të gjitha  rastet kur analizohen nivele të tilla alkooli dhe mohohet konsumimi i pijeve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2