Palmer nis vizitën në Shkup, konfirmon mbështetjen e SHBA për Maqedoninë e Veriut

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nisi vizitën në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, atë të Mbrojtjes Sheqerinska dhe Presidentin Stevo Pendarovski.

Zyrtari i lartë amerikan konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme që SHBA do vazhdojë të japë për Maqedoninë e Veriut dhe për rrugën e perspektivën e saj evropiane. Ndërsa ministri i Jashtëm, Dimitrov siguroi z.Palmer se Maqedonia e Veriut nuk do të ndalet dhe do të vijojë me realizimin e reformave të nevojitura për anëtarësimin e saj në BE.

Shkupi është ndalesa e parë për Matthew Palmer, i cili do të qëndrojë më pas në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor e viziton Maqedoninë e Veriut menjëherë pas ratifikimit nga Senati i SHBA të protokollit për anëtarësimin e këtij vendi në NATO.

Shkarkoni aplikacionin e A2