Paralajmërimi i Zaev, Komisioni Europian: Marrëveshja e Prespës do të respektohet

Komisioni Europian reagon lidhur me deklaratën paralajmëruese të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Zëdhënësja, Maja Kocijancic, shprehet e bindur se marrëveshja e Prespës do të vazhdojë të implementohet.

“Nuk do të komentoj deklarata. Por thjesht dua të ritheksoj që Bashkimi Europian ka mbështetur fuqishëm marrëveshjen e Prespës, e cila është një arritje shumë e konsiderueshme dhe ka vendosur një shembull pozitiv jo vetëm për rajonin por edhe për të gjithë Bashkimin Europian dhe më gjerë”, tha Kocijancic.

“Ne kemi përgëzuar guximin dhe përkushtimin e dy palëve të përfshira. Besojmë se autoritetet do të mbesin të përkushtuara në respektimin e marrëveshjes dhe jemi të bindur se do të vazhdojnë me implementimin e saj në mirëbesim”.

Shkarkoni aplikacionin e A2