Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Rusia dhe aktorë të tjerë kanë ndërhyrë në vendin tonë”, PS dërgon rezolutën kundër dezinformomit në Kuvend

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 11:15 | Politikë

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend një projekt rezolutë “për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Në rezolutën e dërguar për miratim, Partia Socialiste thotë se duke qenë se “ndërhyrjet e huaja në mënyrë të parregullt në proceset elektorale, dezinformimi dhe lajmet e rreme në proceset demokratike polarizojnë opinionin publik, nxisin akte të dhunshme dhe gjuhën e urrejtjes duke minuar demokracinë dhe zbehur besimin publik në proceset demokratike, duhet të merren sa më shpejt masa ligjore dhe administrative për të parandaluar këto dukuri.

Në rezolutë thuhet gjithashtu se në Shqipëri ka pasur ndërhyrje “dashakeqe” edhe nga vende të tjera përveç Rusisë.

Rezoluta i bën gjithashtu thirrje institucioneve kompetente që të hartojnë masat përkatëse për transparencën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja si dhe të marrin nisma ose nxisin ndërmarrjen e nismave për ndryshime ligjore në këtë drejtim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani