Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Studimi në SHBA, cigaret elektronike me shije frutash, joshje për të rinjtë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 17:08 | Bota
Studimi në SHBA, cigaret elektronike me shije frutash, joshje për

Disa teste të reja kanë provuar se cigaret elektronike, me fruta dhe shije ëmbëlsirash, kanë një impakt të jashtëzakonshëm tek duhanpirësit, kryesisht tek të rinjtë, duke i nxitur këta të fundit ta provojnë qoftë edhe njëherë cigaren. Kjo sipas 2 studimeve më të fundit.

Vëzhgimi i parë është kryer tek një grup gjimnazistësh në Los Angelos. Mes tyre gjen dhjetëra nxënës që e kanë provuar të paktën një herë, të shtyrë nga kurizoiteti, një cigare të tillë me shije frutash. 6 muaj më pas, ata janë kthyer në duhanpirës. Shija e preferuar e tyre është cigarja me mente.

Autorët e studimit thonë se kjo duhet të ndërgjegjësojë autoritetet, për ekspozimin që të rinjtë kanë ndaj cigareve të tilla. Nën presion është edhe Autoriteti i Ushqimit dhe Drogërave në SHBA. Agjencia ka nisur një aksion kundër kompanive prodhuese të cigareve elektronike.

Studimi i dytë, publikuar sërish në revistën “Pediatria”, zbuloi se të rinjtë në 2019, janë më të predispozuar të pinë cigare elektronike në krahasim me një vit më parë dhe kjo për shkak të marketingut që këto kompani bëjnë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli