Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Trafikimi i 613 kg kokainë, shtyhet sërish pretenca për Arbër Çekaj

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 11:56 | Kronikë
Trafikimi i 613 kg kokainë, shtyhet sërish pretenca për

Shtyhet sërish seanca ku prokuroria do të jepte pretencën për Arbër Çekajn, për trafikun e 613 kg kokainë të kapura në shkurt të vitit të shkuar në Maminas, pasi kishte hyre nga porti i Durrësit, të fshehura në kontejnerin me banane nga Kolumbia.

Shkak sërish ishte kërkesa e avokatit mbrojtës Maks Haxhia, i cili për arsye shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm. Arbër Çekaj u ekstradua disa javë më parë nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

https://a2news.com/2019/09/19/kokaina-te-bananet-ekstradohet-nga-gjermania-arber-cekaj/

 Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontejnerin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit.

Në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden” Donaldo Lusha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë