Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zaev: Marrëveshja e Prespës në rrezik

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 14:23 | Ballkani
Zaev: Marrëveshja e Prespës në rrezik

Vendimi për të mos i hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut rrezikon marrëveshjen e Prespës. Paralajmërimi vjen nga kryeministri në detyrë Zoran Zaev gjatë një interviste për “Euronews” në gjuhën greke. Sipas Zaev, disa pjesë thelbësore të ujdisë për emrin, të nënshkruar me Greqinë në verën e vitit 2018, janë të lidhura me progresin e negociatave.

“Disa pjesë të marrëveshjes do të “ngrihen” pasi ato nuk do të mund të zbatohen dot. Ne do të përpiqemi t’i vëmë në zbatim, por dy gjërat janë të lidhura më njëra tjetrën”, thotë Kryeministri.

https://a2news.com/2019/10/29/paralajmerimi-i-zaev-komisioni-europian-marreveshja-e-prespes-do-te-respektohet/

Zaev, i cili kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pasi Franca bllokoi përpjekjen e vendit për anëtarësim më herët gjatë muajit, tha se pranimi në bllok është e vetmja alternativë për vendin e tij dhe shtetet e tjera të Ballkanit. “Nuk ka alternativë tjetër. Nuk ka oferta të tjera që mund të shërbejnë si alternativë. Cilatdo qofshin ofertat e tjera nuk na japin demokraci, sundim të ligjit dhe liri. Nëse drita e yjeve të flamurit europian do të shuhet, ne do të kemi errësirë këtu”.

Kryeministri në detyrë përmendi radikalizmin dhe ringritjen e nacionalizmit si rreziqet kryesore për të gjithë rajonin e Ballkanit. Nëse Ballkani ka një problem, edhe Europa e ka një të tillë, ishin fjalët e Zaev.

A2 CNN Livestream

Dita jonë